Iu kap 613 kg kokainë, kompania ‘Arbri Garden’ fshin asetet, prokuroria s’i bllokon

Kompania e frutave ekzotike “Arbri Garden” në kontenierin e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia ka nisur zyrtarisht mbylljen e aktivitetit dhe po transferon kapitalin. 

Kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka mbyllur hetimin në lidhje me 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit në kapanonin e kompanisë Arbri Garden, vetë kompania ka nisur mbylljen e aktivitetit të saj tregtar duke hequr një sërë pasurish dhe adresa sekondare.

Në listën e aseteve të hequra janë automjete, furgonë, kapanone dhe adresa sekondare të përdorura më parë nga subjekti.

Në dokumentet e siguruar nga ReportTv në fillim të prillit, më saktësisht më 5 prill 2018, subjekti "Arbri Garden" ka hequr tre adresa që i përkasin tre mjeteve të përdorura më parë prej saj. Përkatësisht kanë ndodhur këto ndryshime: është hequr adresa "Rruga Dytesore Maminas-Durres dhe targat: AA 796 IX; AA 365 RE, AA 794 SO.




Dokumentat që vërtetojnë veprimet e kryera nga babai i Arbër Çekajt për çregjistrimin e disa aseteve të kompanisë Arbri Garden

Por ky nuk është veprimi i fundit që ka kryer kjo kompani në qendrën kombëtare të bizneseve, veprime të kryera në një kohë kur administrator i saj është në kërkim ndërkombëtar për llogari të një hetimi edhe me policitë partnere të Shqipërisë.

Thuajse një javë më pas me të njëjtën kërkesë për mbyllje adrese dytësore, janë fshirë dhe adresat si më poshtë: Tregu Agro Ushqimore, Kapanoni C, nr pasurie 52/8, Rruga Dytesore Maminas-Durres, AA 083 GU; është hequr adresa: MAMINAS; Furgon AA 489 MA.

Po ashtu janë hequr nga fondi i adresave dhe pronave që ka ushtruar aktivitetin Arbri Garden dhe magazina nr pasurie 3/83 e ndodhur në zonën kadastrale 8526; Elbasan, lagja “Dyle Haxhire”; KASHAR; Tregu Agro Ushqimor, kapanoni D1; KASHAR; Autostrada Tirane - Durres Km 1, Tregu Agro-Ushqimor, Kapanoni D.

Në këtë proces nuk është përfshirë selia qendrore në Maminas, aty ku u kap dhe kokaina. Këto veprime janë kryer nga përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie i cili rezulton se është Selim Çekaj, babai i administratorit, ndërsa janë kryer në një kohë kur prokuroria prej 2 muajsh kryen hetime dhe nuk ka nxjerrë asnjë urdhër sekuestro për “Arbri Garden”.
Ekstrakti historik i biznesit të kompanisë "Arbri Garden" (klikoni që të hapet dokumenti)
Pas hekurave për sasinë e kokainës janë Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku si menaxher dhe shofer të firmës, që për llogari të kompanisë tërhoqën kontenierin me banane e kokainë nga terminali i kontenierëve në Durrës mbrëmjen e 27 shkurtit 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit