Iu ndalua hyrja në Maqedoninë e Veriut, Ahmed Kalaja: Emri im në listën e personave ‘non-grata’, shkak albanofobia e qeverisë maqedonase

Imami i xhamisë te “Rruga e Kavajës”, Ahmed Kalaja e ka quajtur një linjë albanofobe dhe islamofobe ndalimin e hyrjes së tij në Maqedoninë e Veriut. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, imami tha se ditën që iu ndalua hyrja në shtetin fqinj, ai ishte i ftuar për të mbajtur një ligjëratë në myftininë e Kërçovës dhe kishte marrë konfirmim më herët nga autoritetet fetare se çdo gjë ishte në rregull për udhëtimin e tij.

Ai bëri me dije se në momentin që kishte mbërritur në pikën kufitare i ishte dhënë një letër në gjuhën maqedonase dhe angleze, jo në atë shqiptare, ku i bëhej me dije se ishte pjesë e listës së personave ‘non-grata’ që përbëjnë rrezik për sigurinë e Maqedonisë së Veriut.

“Isha i ftuar në myftyninë e Kërçovës dhe duke menduar se cdo gjë është në rregull, sepse atje hoxha njofton organet kompetente se do vij unë. Më konfirmohet se çdo gjë është në rregull dhe në momentin që arrij në kufi ndalohem. Për shkak se e kemi emrin në një listë non grata. Më jepet një listë në gjuhën maqedonase dhe anglisht jo shqip. Kjo është diskriminuese sepse duhet të ketë 3 gjuhë në letër. Njerëzit ishin përgatitur për të më pritur. U ktheva pasi ajo letër e kishte fuqinë për 24 orë.  Shpjegimi ishte se unë jam në një listë të njerëzve non grata që përbëjnë problem për sigurinë e Maëedonisë dhe kjo listë u zhornonka. Unë këtë problem e kam pasur gjithmonë, në 2004-ën nuk më kthyen mbrapsht por më linin në pritje për 4-5 orë”

Duke folur për këtë çështje, Kalaja tha se vetë ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut kishte deklaruar se ende në sistemin e qeverisë maqedonase ka linja albanofobe dhe islamofobe me mendësi anti-shqiptare.

“Kam qenë kudo ku ka shqiptarë dhe nuk kam pasur ndonjëherë ndalesë. Një përgjigjie shumë brilante e ka dhënë ministri i drejtësisë së Maqedonisë që ka thënë se akoma në sistemin qeverisës të Maqedonisë ka linja albanofobe dhe islamofobe. Unë mendoj se kjo është situata, ka njerëz që kanë mendësi anti-shqiptare kur jemi aq mirë të organizuar”- shtoi imami.

Ai theksoi se para një muaji kishte qenë në myftinë e Kërçovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se çdo gjë kishte shkuar mirë. Mes të tjerash, Kalaja edhe për gjendjen e besimit në vendin tonë, duke thënë se numri i xhamive është rritur dhe se një pjesë e madhe e të rinjve janë orientuar drejt besimit islam, ndryshe nga çfarë rezulton në Kosovë, ku besimi ruhet me fanatizëm vetëm nga brezi më i vjetër.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 03/05/2023 12:27

    po ti je taliban or cjap ! shko náfganistan atyre u duhesh...

    Përgjigju
  • Iris: 25/04/2023 01:49

    Ky eshte versioni jot,po maqedonasit c'thone?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun