Nga burimi i Qeverisë nuk jepet ndonjë hollësi tjetër, por është thënë se Daçiç rreth kësaj do të njoftojë përfaqësuesen e lartë të BE, Catherine Ashton. Kryeministri Daçiç ka paralajmëruar se autoritetet serbe do të bisedojnë mbi hapat e mëtejshëm dhe do të kërkojnë qëndrimin e BE rreth kësaj çështje.
“Nëse unë si nënshkrues i Marrëveshjes së Brukselit dhe përfaqësuesit e qeverisë të cilët e kanë mbështet dhe kanë punuar në jetësimin e saj, nuk mundemi të shkojmë në Kosovë dhe t’u bëjmë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet lokale, atëherë shtrohet pyetja e leverdisë së pjesëmarrjes time të mëtejshme në dialog”, ka theksuar Daçiç.
Sipas tij, me këtë hap Prishtina e ka sjellë në pikëpyetje kredibilitetin e Brukselit nën umbrellën e të cilit po zhvillohet dialogu. Daçiç është dashur që të premten ta vizitojë Shtërpcën, ku do të merrte pjesë në hapjen e fushatës elektorale të “Listës qytetare serbe” për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
