Restaurimi i mozaikut 42-vjeçar i Muzeut Kombëtar nga BE, nxit debat mes ekspertëve

Restaurimi i mozaikut 42-vjeçar i Muzeut Kombëtar nga BE, nxit debat mes ekspertëve

Mozaiku Shqipëria

Në ballë të Muzeut Historik Kombëtar, qëndron prej vitesh mozaiku “Shqipëria”, një vepër arti që është përballur shpesh me kontestime për përmbajtjen e saj. Mozaiku u restaurua nga Bashkimi Europian dhe inaugurimi u bë vetëm pak ditë më parë. Ajo çfarë është pranuar nga specialistë të artit dhe të historisë është fakti, që ajo shpreh më së miri të shkuarën tonë historike. Mozaiku paraqet një skenë masive me luftëtarë, e cila përbëhet nga 13 personazhe: burra e gra, që nga ilirët me shpata, harqe e parzmore, deri tek partizanët me pushkë në dorë. Në qendër të mozaikut paraqitet një grua me krahët hapur, e cila simbolizon “Nënën Shqipëri”.

Mirëpo së fundmi në mozaikun origjinal u bë restaurimi nga BE, duke ndryshuar vetëm disa elemtë të vegjël, mes tyre libri në dorën e burrit të pamjes ballore.

Studiuesi i njohur Auron Tare, i cili është edhe i zgjedhur në organet e UNESCO-s, me anë të një shënimi të tij në rrjetet sociale, hap debatin, duke shtruar idenë se nuk mund të preket apo retushohet një vepër e tillë thjesht me urdhër nga lart.

A duhet retushuar historia? 

Historia e Mozaikut te Tiranës

Heqja e Yllit nga Flamuri gjate periudhës se Berishës se pare ishte pjese e një debati midis specialisteve te Trashëgimisë Kulturore. Koha menjëherë pas rënies se komunizmit mund ta justifikonte disi këtë retushim historik ne një prej veprave me madhore artistike te periudhës se realizmit socialist.  Ndërkohë heqja fare e Yllit te madh pas figurës se gruas dhe heqja e Librit nga dora e punëtorit ne Mozaik ishte një ndërhyrje qe i hiqte një pjese te mire te kuptimit kësaj vepre te realizmit socialist. ( përsëri ne atë kohe)   Restaurimi i pritshëm me një fond te Bashkimit Evropian e konsolidoi veprën nga gjendja strukturale por nuk ktheu pjesët e hequra me pa te drejte nga një vepër qe i përket një epoke tashme te përfunduar.  A duhet retushuar historia ne këtë mënyrë?   A duhet qe periudha post komuniste te veproje me te njëjtin standart si praktikat e periudhës komuniste e cila retushonte historinë përpara saj?  A ka rrezik qe ashtu si brezi i lindur dhe rritur ne komunizëm  cili e mësoi historinë te deformuar, edhe brezi post komunist te ndjeke te njëjtën mënyrë te mësuarit te historisë?  A duhet një vepër e financuar nga fonde evropiane te përfaqësojë një histori te retushuar?

Ndërkaq specialistë të fushës, por edhe intelektualë të ndryshëm kanë mendime të ndryshme në këtë debat. Eksperti i fushës Federik Stamati është i mendimit që nuk duhet ndërhyrë. Ndërkaq, Neritan Sejamini, analisti i njohur thotë që nuk mund të prezantohet Tirana me një vepër e porositur për t’i  shërbyer propagandës.

Neritan Sejamini: Mendoj se nuk ka lidhje me retushimin e historisë—historia nuk mësohet nga një mozaik. Mendoj se në këtë rast, çështja është: a duhet te ruhet dhe ekspozohet “arti” i politizuar, i porositur dhe krijuar me qëllimin e vetëm për te ndikuar njerëzit që të pranojnë një pushtet diktatorial? Unë mendoj se mozaiku, në formën origjinale, mund ta kishte vendin në një muzeum mbi artin në diktaturë— për te informuar dhe edukuar për makinerinë dhe mjetet me të cilat u mbajt në këmbë diktatura—por jo ne qendër te Tiranës (nuk e di nëse teknikisht mund të zhvendoset).

Ndërkaq, Giora Solar, një arkeolog izraelit që është një prej emrave më autoritarë në botë për fushën e trashëgimisë kulturore është kundër prekjes së mozaikut.

Giora Solar: E habitshme. Kujtova se të gjithë e kuptojnë se nuk preken veprat e artit e historisë. Nuk ndryshohet historia duke prishur vepra të tilla. Doni të përmirësoni të ardhmen? Mësojuni brezave të rinj historinë ashtu së bashku me gabimet e saj. E kjo bëhet jo duke ndryshuar atë, por treguar

Si ishte

Si u bë

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli pa histori: 21/05/2023 21:00

    Dal ngadal ka me ngel vetem muri..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Bologna fiton 0-2 në Napoli dhe i merr vendin e tretë Juventusit

VIDEO/ Bologna fiton 0-2 në Napoli dhe i merr vendin e tretë Juventusit