Iu refuzua leja për 6 dhjetorin, Berisha sfidon sërish: Bashkia të mos përzihet se s’ka forcë, protesta do mbahet para kryeministrisë

 

Pasi policia e shtetit dhe bashkia e Tiranës i refuzuan lejen e kërkuar për protestën e thirru në 6 dhjetor, ish kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se nuk kishte forcë në botë që do ta ndalonte këtë organizim. Më tej ai theksoi se protesta do të mbahej para kryeministrisë dhe kërkoi që bashkia e Tiranës të mos përzihej.

“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha në deklaratë për mediat.

 


Lajmi kryesor:

Protesta e 6 dhjetorit, Bashkia s'jep leje për në Bulevard: Bëjeni te sheshi Skënderbej! Berisha sfidon sërish: Ju mos u përzieni, do mblidhemi para kryeministrisë


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë