Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.
Prokuroria e Posaçme njoftoi në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milion euro në pronësi të Oltion Bistrit, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme sekuestroi në maj pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij. Oltion Bistri është marrë i pandehur në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, ku zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-prokurori Xhevahir Lita.
Ndër pasuritë e sekuestruara janë 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi); 10 apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

Komente












Polic me 3 milion euro pasuri eshte produkt vetem /Made in Albania/!!!
PërgjigjuPo pasurite e metes qe ja ka nperdorim manushi & co e Gzim kalaja etj,kush ja sekuestron
PërgjigjuKy nuk justifikon as 1 apartament 1+1 jo me 31 pasuri
PërgjigjuI ka bere me djersen e b*** prandaj i kerkon ky pisi. Konfiskimi i menjehershem dhe burg 35 vite per policin bashkepuntor te krimit, vrasjeve, bixhozit dhe droges. Nese Gjykata e larte tenton te liroje keto pasuri krimi, atehere drejtesine e mori lumi.
PërgjigjuDuhet të vërtetohet se i ka nga krimi dhe shpërdorimi i detyrës! Ky vetëm nja dy episode ka kur i thotë atij që mbylli qepenat, kështu që pasurinë ka për t'a gëzuar dhe trashëguar si më i miri!!