Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin Gjykatës së Shkallës së Parë për kontrollin e banesës, të makinës, vendit të punës dhe kontrollin fizik të gazetarit Elton Qyno të cilit iu sekuestruan dhe pajisje elektronike.
Vendimi u mor sot nga Gjyqtarja e Apelit Daniela Shirka, e cila sot rrëzoi kërkesën e gazetarit Qyno për prishjen e vendimit të marrë në 13 dhjetor 2023.
"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, sot më 06.01.2024, ora 14:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 29.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit E.Q., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lejim sekuestroje...”, dhe vendosi:
1. Miratimin e vendimit nr. 501, datë 13.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Ndalimin e publikimit të këtij vendimi në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale", thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO.
Më 13 dhjetor 2023, për rreth 9 orë, Elton Qyno u mor në pyetje dhe u raportua se iu kërkua të tregonte burimin e informacioneve të cilat i kishte publikuar në media lidhur me Nuredin Dumanin. Qyno nuk ka pranuar të zbulojë burimin e tij dhe Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar 2 telefonat celularë, pajisjet elektronike dhe dokumentacion në letër në zbatim të vendimit të gjykatës.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2873
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Abuzimi me 2 tenderët e naftës, GJKKO dënon me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjana! I konvertohet në 2 vite shërbim prove (Vendimi)
27 Nëntor, 16:32
-
Kërkoi lehtësimin e masës, GJKKO lë përsëri në 'arrest shtëpie' nënkryetarin e Bashkisë Tropojë! Edhe kryebashkiaku Byberi në të njëjtën dosje, 3 akuza (VENDIMI)
27 Nëntor, 16:32
-
Dritan Hila: Më mirë rrugëve!
27 Nëntor, 15:18
-
Martin Leka: Saliu doli, alibia ra, Rama fërkon duart!
27 Nëntor, 14:51
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
SPAK çon në GJKKO dosjen e deputetit PS Plarent Ndreca dhe 15 ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme! Dyshime për shkelje në tenderët e vitit 2019 (SKEMA+EMRAT)
27 Nëntor, 13:58