Ndërsa në Shqipëri iu shmang sërish seancës gjyqësore për masakrën e Gërdecit me pretendimin se ndodhet në një vizitë në SHBA, Fatmir Mediu ka ndarë nga atje një foto me kongresmenin Keith Self.

Në postimin ku zbardh takimin, ajo që bie në sy është fakti që Mediu thotë se kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë. Me këtë takim të Mediut është "mburrur" edhe Sali Berisha duke ndarë foton në Facebook, në pamundësi për të shkuar vetë në SHBA prej non gratës.
 

"Washington DC: Kongresi Amerikan

Takimin me kryetarin e Komitetit për Europën Kongresmenin Keith Self, folëm mbi situatën e sigurisë në ballkan. Zhvillimet në Serbi, Bosnjë dhe Kosovë.

Zgjedhjet parlamentare në 11 Maj në Shqipëri dhe detyrimin e Shqipërisë si vend i NATOs për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme jashtë influencës të krimit dhe korrupsionit, blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve, përdorimit të administratës shtetërore për qëllime elektorale të qeverisë socialiste.

Komiteti për Europën do diskutojë për sigurinë në Ballkan dhe rolin e NATOs, por dhe standartet demokratike", ka shkruar Mediu krahas fotos me kongresmenin në Facebook. 
 

Postimi i Mediut në Facebook