Iu vetëplagos gruaja me armën 
e tij pa leje, Garda e përjashton 

Iu vetëplagos gruaja me armën <br />e tij pa leje, Garda e përjashton 
TIRANË - Garda e Republikës ka liruar nga detyra, efektivin Azem Liman Huta, bashkëshortja e të cilit, Rexhina Daja është vetëplagosur mesditën e sotme në banesën e çiftit në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Nga hetimet e zhvilluara lidhur me këtë ngjarje ka rezultuar se arma me të cilën është vetëplagosur gruaja ka qenë pa leje.
 
Pasi janë marrë në analizë ngjarja dhe rezultatet e hetimit është nxjerrë përfundimi se Azem Liman Huta ka ezauruar elementët e veprës penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, e parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

Në këto kushte ndaj efektivit të Gardës është marrë masa ndëshkimore “lirim para kohe nga detyra dhe përjashtim nga strukturat e Gardës së Republikës”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit