I riu ka humbur njërën nga këmbët në spital për shkak të plagëve të rënda të marra nga shpërthimi, ndërsa mbrëmjen e djeshme u transportua në drejtim të spitalit Ushtarak për mjekim më të specializuar. Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, policia i komunikuar arrestin në spital për armëmbajtje pa leje. Pistoleta dhe një krehër me fishekë është gjetur në një çante supi brenda automjetit i cili shpërtheu nga 300 gr C4 e cila i ishte vendosur në pjesën e përparme.
Inez Hajrulla është një emër i njohur për policinë e Vlorës pasi ka qenë i arrestuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013 dhe për armëmbajtje pa leje jo më larg se një vit më parë, por u la i lirë me vendim të gjykatës. Ai është kushëri i ri i Renato Imerit, i cili u ekzekutua disa muaj më parë me armë zjarri në zonën e Lungomares, por edhe i Endri Çaushit, i ekzekutuar në Durrës para dy vitesh.

(Ines Hajrulla, objektivi i atentatit të djeshëm me atentat)
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vendosjes së një sasie lënde eksplozive në automjetitin e shtetasit Inez Hajrulla, ku si pasojë e shpërthimit ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë, ju informojmë se :
Gjatë kqyrjes së mjetit tip "Jeep" në pronësi të shtetasit Inez Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilien e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ''Glock'', me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.
Në këto kushte Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në D.V.P.Vlorë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë.
I.Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.
Theksojmë se një vit më parë ky shtetas është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të : ''Mbajtjes paleje të armëve luftarake dhe e municionit''.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme”, sqaron zyrtarisht policia.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO







