1626073128_1626071694alfredvoga.jpg

Alfred Voga, drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, të cilit iu vu tritol në oborrin e shtëpisë, ka dyshime se ngjarja lidhet me detyrën e tij.

Në një prononcim për "Report Tv", ai shprehet se nuk ka konflikt me njeri, ndërsa tregon se ai dhe familja janë të tronditur nga ngjarja, duke i bërë thirrje autoriteteve që të kapin autorin apo autorët.

Sapo isha kthyer nga plazhi kur konstatova një pako te dyshimte ne oborr. Menjëherë njoftova policinë e cila erdhi në kohë rekord dhe bëri çaktivizimin e lëndës plasëse.  Pres që autori apo autoret të vihen para drejtësisë pasi familja ime është mjaft e tronditur nga kjo ngjarje", ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vendoset tritol në oborrin e shtëpisë, Alfred Voga: S'kam konflikte me njeri, ma kanë vënë për shkak të detyrës