Iuliano: Partizani, familje e madhe
Luçiano Moxhi është entuziast

Iuliano: Partizani, familje e madhe<br />Luçiano Moxhi është entuziast
Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano pas miqësores ndaj Ternanes ka folur për mediat për projektin e tij me ekipin shqiptar dhe objektivat.
 
Pse zgjodhët Partizanin?
Më bindi projekti i klubit, pastaj edhe qyteti ku punoj është fantastik. Pra, në zgjedhjen time më tërhoqi skuadra, të cilën po drejtoj, ambienti, si dhe çdo gjë tjetër që ka lidhje me Partizanin.
 
Cili është objektivi juaj si trajner i Partizanit?
Objektivi është fitimi i titullit kampion. Për ta arritur këtë gjë duhet të punojmë fort dhe më mirë se të tjerët, që të triumfojmë në fund, në mënyrë që të kënaqim presidentin dhe tifozët e skuadrës.
 
Si po ju ecën puna në këtë eksperiencë të re?
Jemi në fillim të fazës përgatitore. Kemi ende shumë kohë për t’u përgatitur, që të jemi gati për sezonin e ri. Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur dhe drejtoj Partizanin.
 
Kampionati shqiptar është teknik, por edhe shumë fizik. Por ajo që më kënaq më shumë është dëshira për të mësuar. Çdo gjë që u transmetoj lojtarëve, ata e zotërojnë menjëherë. Djemtë më ndjekin në çdo hap dhe kjo më kënaq në çdo aspekt të punës sime si trajner i Partizanit.
 
Diçka për ambientin ku bën pjesë edhe Luçiano Moxhi?
Po e përsëris sërish, jam shumë i kënaqur për zgjedhjen që kam bërë. Jemi një familje e madhe te Partizani, të gjithë punojnë në këtë klub.
 
Komplimente të gjithë bashkëpunëtorëve të mi. Moxhi është entuziast, ndërsa presidenti Demi kërkon një skuadër kampione. Presidenti kërkon maksimumin nga stafi, lojtarët dhe të gjithë pjesëtarët që punojnë në klub.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe