Djegia e filialit të ‘Iute Credit’ në hyrje të “Rrugës së Durrësit” po festohet nga protestuesit.

Ndërsa biznesi i mikrokredive pas shpinës së tyre shkrumbohet, disa protestues pozojnë duke qeshur dhe shkrepin foto e regjistrojnë video. Një prej tyre madje është mbuluar me flamurin kombëtar, hap duart dhe ngre gishtat e mesit.

Ata brohorasin, duartrokasin dhe thërrasin në kor “Rama, jepe dorëheqjen.”

Veç filialit të institucionit financiar, shihen edhe xhama të thyer në katin e dytë të bizneseve ngjitur.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Zjarr e tym në qendër të Tiranës/ Protestues me maska djegin stola e kosha! Shkrumbohet ‘iute Credit’, një bankë dhe një zyrë te Ministria e Arsimit! Sulme policëve! 20 të shoqëruar, 8 të lënduar