IuteCredit Europe merr licencën për te operuar si Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri

IuteCredit Europe merr licencën për te operuar si Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri

Filiali i IuteCredit Europe, Velox Pay Albania SH.P.K mori nga Banka e Shqipërisë,licencën për te operuar si Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri

Kjo i mundëson kompanisë të zgjerojë ofertën e produkteve të saj. Nepermjet Velox Pay, klientët e IuteCredit do të mund të kryejnë pagesa, të marrin dhe të dërgojnë para, të transferojnë para në një llogari IBAN, të tërheqin nga ATM-të dhe të kryejnë çdo transaksion nëpërmjet aplikacionit ne celular.

Akan Ajdini, CEO i IuteCredit Albania: “Marrja nga Velox Pay e licencës për te operuar si Institucion I Parasë Elektronike do të thotë se ne mund të fillojmë biznesin e pagesave me Velox. Kjo është një mundësi shumë emocionuese nepermjet se ciles planifikojmë të zgjerojmë gamen e produkteve dhe përmirësojmë vazhdimisht përvojën e klientëve tanë.”

Tarmo Sild, CEO i IuteCredit Europe: “Kjo është pjesë e strategjisë sonë për të zgjeruar të gjitha shërbimet që ne ofrojmë në mënyrë dixhitale dhe në telefonat celularë. Ne mund të krijojmë përvoja të reja të jashtëzakonshme për klientët tanë.”

Klientët e IuteCredit do të kenë mundësinë të marrin kredinë e tyre direkt në portofolin e tyre elektronik, në aplikacionin MyIute. Gjithashtu, klientët e rinj qe do kene nje portofol elektronik mund ta mbushin ate me para duke aplikuar për një kredi me IuteCredit. “Klientët tanë do të jenë në gjendje të kryejnë transferta peer-to-peer në kohë reale, të paguajnë këstet e tyre të kredisë, faturat e shërbimeve, taksat lokale, të mbushin llogaritë e tyre celulare, të transferojnë para në llogaritë e tyre bankare apo edhe të paguajnë për mallrat e tyre në dyqane online ose në dyqane që përdorin QR dhe pagesa në afërsi,” shpjegoi Ajdini.

Sipas Ajdinit, klientët e IuteCredit mund të marrin gjithashtu dërgesat e tyre direkt në aplikacionin e tyre MyIute me çmimet më konkurruese. “Klienti ynë do të mund të përdorë pjesërisht kredinë apo gjendjen e krijuar për pagesa apo transferta, apo pjesërisht të tërheqë në bankomatet tona”, tha Ajdini.

“Duke shtuar vlerën e shërbimeve tona, ne do të inkurajojmë klientin të qëndrojë brenda ekosistemit tonë dhe do të krijojmë një përvojë të shkëlqyer klienti të një shërbimi me një ndalesë në mall të kryerjes së të gjitha shërbimeve në internet, si dhe do të krijojmë flukse të reja të ardhurash duke gjeneruar transaksione të vogla në volum të lartë”, shtoi Ajdini.

IuteCredit planifikon të fillojë ofrimin e shërbimeve të reja për klientët në pranverën e vitit 2022, sapo të jenë finalizuar zhvillimet dhe integrimet e nevojshme me bankat dhe partnerët.

Velox Pay u themelua në vitin 2020 dhe aksioneri i saj 100% është IuteCredit Europe AS.

IuteCredit - themeluar në 2008 - është një kompani lider evropiane e financave personale. Grupi është i specializuar në kreditë konsumatore nëpërmjet filialeve të tij 100%. IuteCredit u shërben klientëve aktualisht në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Produktet e kredisë së IuteCredit janë kredi konsumatore të pasiguruara me afat maturimi nga 1 muaj deri në 48 muaj dhe kredi të siguruara për vetura me afat maturimi deri në 72 muaj. IuteCredit operon rrjetin e vet të ATM-ve, i cili përdoret përmes aplikacionit celular. Misioni i IuteCredit është të krijojë një përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritshmëritë e klientëve. www.iutecredit.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë