Valencia dhe Rayo Vallecano barazuan 1-1 për javën e 27-të në La Liga. Përballja e "Mestallas" pa mbrojtësin e Kombëtares, Ivan Balliu protagonist për keq te miqtë.

Në minutën e 81 të ndeshjes, mbrojtësi kuqezi ishte i pafat teksa në zhvillimet e një aksioni preku topin me dorë në zonë. Arbitri Vazques pas konsultës me VAR akordoi penallti, me vendasit që barazuan rezultatin në 1-1 me Kluivert.

Më herët Vallecano kishte kaluar në epërsi me Comesana qysh në minutën e nëntë. I pafat Balliu, që duket se i ka hequr pikët e plota madrilenëve të vegjël. Titullar i padiskutuar te Rayo, Balliu është ndër lojtarët më të vlefshëm për ekipin e drejtuar nga Iraola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 2 Qershor, 09:06

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?