Ivan Gvozdenovic: Shqipëria e fortë
Serbinë e pret "ferri" në Elbasan

Ivan Gvozdenovic: Shqipëria e fortë<br />Serbinë e pret "ferri" në Elbasan
Futbollisti serb Ivan Gvozdenovic në një intervistë për mediat, “Mozzart Sport” ka folur për ndeshjen që kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian De Biasi do të zhvillojë në Beograd në Tetor. Mbrojtësi serb që ka luajtur me disa ekipe në Shqipëri, së fundmi me Kukësin shprehet se kombëtarja e tij nuk ka asgjë të sigurt përballë Shqipërisë, teksa e konsideron ndeshjen e kthimit në Elbasan si ‘ferr’ për Serbinë.

“Në Shqipëri pati një eufori të gjatë pas ndeshjes me Portugalinë. Ndeshja në Beograd shihet si një nga më të rëndësishmet. Shqipëria së shpejti mund të vendoset të paktën në zonën e “play-off”-it, por nuk do të doja që kjo të ndodhte në këtë cikël kualifikues, sepse është në grup me ne. Por, është padyshim një ekip që kurrë nuk heq dorë nga objektivat. Shqipëria nën drejtimin e De Biasit ka bërë shumë progres.

Kundër kombëtares së këtij vendi nuk mund të llogarisësh pikë të sigurta”. Më pas serbi ka folur për ndeshjen që kombëtarja e tij do të zhvillojë në Shqipëri. “Kam shumë kohë që luaj futboll në Shqipëri dhe nuk kam pasur probleme. Sidoqoftë situata është ndryshe kur vjen puna për ndeshje të dy kombëtareve, që mbartin në vetvete dimensione të tjera. Në  ndeshjen me Serbinë me siguri do të vijnë edhe shqiptarë nga Kosova, por edhe nga Maqedonia. Nuk mund të ketë temperaturë më të lartë se në një rast të tillë” tha ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku