SHKUP - Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë dënuar ashpër prishjen e rendit dhe qetësisë nga ana e grupit të armatosur që kishte për qëllim destabilizimin e vendit. Kështu u shpreh pas përfundimit të mbledhjes presidenti Gjorge Ivanov.
Ai tha se për këtë grup kishte njoftuar më herët edhe shërbimet në rajon dhe Evropë, por se këmbimi i informatave nuk dha rezultate. Presidenti i Maqedonisë Ivanov tha se nuk do të lejojë përshkallëzimin e tensioneve dhe prishjen e marrëdhënieve ndëretnike.
Sipas tij kjo i kushtoi shumë vendit andaj duhet të ketë edhe përgjegjësi për të. Presidenti kërkoi nga liderët politik që t'i rikthehen dialogut politik dhe të kërkojnë zgjidhje për krizën politike.
Përfundimet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë e cila zgjati 2 orë do të jepen plotësisht. Ndryshe në mbledhjen e sotme për herë të parë u ftuan të marrin pjesë edhe liderët e partive më të mëdha politike. Partitë shqiptare BDI e PDSH u përfaqësuan nga deputetët Talat Xhaferi dhe Imer Aliu ndërsa nga LSDM mori pjesë lideri i saj Zoran Zaev i cili tha se pjesëmarrja e tij është për shkak të situatës së sigurisë në vend.
Bëhet e ditur se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë në Maqedoni filloi me një minutë heshtje në nder të policëve të vrarë në përleshjet në Kumanovë.
Ivanov thërret Këshillin e Sigurisë fton liderët politik, mungijnë Ahmeti e Thaçi
Presidenti Ivanov lidhur me ngjarjet në Kumanovë mblodhi sot Këshillin e Sigurisë ku ka ftuar edhe liderët e partive kryesore politike.
Presidenti George Ivanov për sot pasdite ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku pritet të diskutojë zhvillimet në Kumanovë.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Këshillit janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të japë një deklaratë në lidhje me situatën e krijuar.
Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm, ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë, Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci.
Por krerët shqiptarë nuk kanë marrë pjesë në kët mbëedhje duke u përfaqësuar nga deputetët Talat Xhaferi dhe Imer Aliu.
Redaksia online
(f.m/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com