Ivanoviç: Aksioni i KFOR rriti
tensionet në veri të Kosovës

Ivanoviç: Aksioni i KFOR rriti<br />tensionet në veri të Kosovës
PRISHTINE- Aksioni i KFOR për mbylljen e rrugëve alternative pranë pikës kufitarë të Bërnjakës, ka qënë i panevojshëm dhe ka “rritur tensionet”. Ky është reagimi i Sekretarit shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanovic.

“Mendoj se duhet të kërkojmë një zgjidhje politike për këtë situatë që kemi në veri të Kosovës, në mënyrë që kjo cështje të zgjidhet politikisht dhe ligjërisht.

KFOR-i në këtë proces nuk ka rol të madh”, ka thënë Ivanovic për mediat serbe. E ashtuquajtura Ministri për Kosovën pranë qeverisë në Beograd ka reaguar dhe përmes një komunikate për media, duke apeluar te të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna. Nga KFOR-i ka kërkuar t’i përmbahet mandatit të tij, kurse serbëve "të rrinë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve".

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë konfirmoi dje se ka përfunduar me sukses operacionin e mbylljes fizike të një kalimi ilegal të kufirit në afërsi të Bërnjakut. Sipas medieve në Beograd, dy qytetarë serbë morën plage, pas kundërshtimit qe i bënë aksionit, por KFOR ka hedhur poshte cdo pretendim te tille, duke theksuar se thjesht eshte qelluar ne ajer per te shperndare qytetaret serbe qe kundërshtonin aksionin.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza