Ivanoviç: Do të ketë trazira këtë verë në Kosovë

Ivanoviç: Do të ketë trazira këtë verë në Kosovë
Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviç, ka vlerësuar se në Kosovë do të jetë “një verë e nxehtë në të cilën do të ketë ende incidente sporadike”, trasmeton Radio Evropa e Lirë.

“Me dialog ne e mbajmë situatën nën kontroll, e cila është e tensionuar dhe e cila secilin moment mund të eskaloj dhe të shndërrohet në ndonjë incident, që nuk është në interesin e askujt”, tha Ivanoviç.

Duke komentuar paralajmërimet e aty-këtushme se Bashkimi Evropian dëshiron një takim të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, dhe presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, Oliver Ivanoviç mohoi që të ketë se kërkesa të tilla zyrtare.

“Takimi i dy presidentëve do të ishte njohje indireke dhe mendoj se nuk do të hyjmë aq thellë në këtë tregim”, tha Ivanoviç, dhe shtoi se kjo është linja e kuqe, që nuk duhet të kalohet. 
/rg/rel/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje