PRISHTINE - Oliver Ivanoviç, lideri i SDP-së në Mitrovicë të Kosovës, ka shkruar një letër, e cila është botuar sot edhe nga e përditshmja serbe “Politika”, ku ai thekson se nuk ndihet i sigurtë në burgun e Prishtinës.
Ivanoviç filloi një grevë urie të marten, e 4 marsit pas refuzimit të kërkesës së tij të tretë për tu transferuar në qëndrën e paraburgimit në Mitrovicë.
"E gjithë kjo procedurë është e destinuar të dështojë përpara çdo lloj institucioni drejtësie. Synimi është që të më lodhin, shkurajojnë, dhe të më thyejnë me të tilla mënyra,” tha Ivanoviç në letrën e tij.
Për më tepër, ai pretendon se refuzimi përveçse i kundra-ligjshme ishte gjithashtu edhe dhunim i të drejtave të njeriut. Ivanoviç tha se ndihej i pasigurtë në qëndrën ku ndodhet aktualisht sepse ka frikë edhe të eci në korridor e për më tepër cdo kanal televiziv ishte në gjuhën shqipe. Ai përballet me akuzën e krimeve të lufte në Kosovë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com