Sekretari i deritashëm për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç ka thënë se ndryshimi i politikës në Serbi nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim të politikës serbe karshi Kosovës.
Ai në një prononcim për gazeten Tribuna, ka thënë se edhe pas ardhjes në pushtet të koalicionit të ri qeverisës që pritet të ketë shumë ndryshime nga ai i kaluari, politika e Serbisë karshi Kosovës do të vazhdoj të mbetet e njëjtë.
Sipas tij, çdo parti që vjen në krye të shtetit serbë do të veprojë sipas Kushtetutës se Serbisë, e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë.
“Jo në asnjë mënyrë nuk do të këtë ndryshim të politikave, pasi Kosova është çështje e ndjeshme dhe pa marrë parasysh kush e formon qeverinë, ai do t’i përshtatet kësaj politike. Arsyeja tjetër është se Kushtetuta e Serbisë e trajton Kosovën si pjesë të saj dhe ashtu edhe duhet të veprohet. Por edhe nuk ekziston fuqia politike e cila e do ta trajtonte Kosovën ndryshe”, ka thënë Ivanoviç.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com