BEOGRAD- I ashtuquajturi Sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në qeverinë serbe Oliver Ivanovic deklaron se aksioni i fundit për heqjen e barrikadave ka përshpejtuar fillimin e dialogut politik për veriun. Sipas tij palët duhet të përgatiten sa më shpejt për këtë dialog. Hapjen e Zyrës Administrative në veri të Kosovës Ivanovic e ka cilësuar “provokim që mund të prodhojë incidente.” Këto deklarata politikani serb i bëri gjatë një interviste për “Tribuna Shqiptare”. Ai është shprehur gjithashtu se krerët ilegale serbë nuk mund të shkojnë dot shumë larg duke kundërshtuar veprimet e qeverisë serbe për krijimin e Këshillave të Përkohshme.
/Shqiptarja.com










