Ivanovic: KFOR të zëvendësojë Policinë në lagjet me tensione

Ivanovic: KFOR të zëvendësojë Policinë në lagjet me tensione
PRISHTINE - Trupat paqeruajtëse të KFOR-it duhet të stacionohen në lagjet e Mitrovicës ku janë të theksuara tensionet ndëretnike, ka thënë Oliver Ivanovic për mediat kosovare. I ashtuquajturi sekretar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë se në këtë situatë të tensionuar, KFOR-i nuk bën të fshihet e as të merret me bllokimin e rrugëve alternative. Sipas tij, aktualisht angazhimi vetëm i Policisë së Kosovës vetëm mund ta provokojë situatën.

Ndërkohë, Ivanovic thotë se vendimi për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë do të merret në tri-katër ditët e ardhshme. Ndërsa, nuk beson se sivjet do të vazhdojnë negociatat Prishtinë-Beograd.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës