Ivanoviç reagon ndaj Thaçit:
”Marrëveshje Historike? Fantazi

Ivanoviç reagon ndaj Thaçit:<br />”Marrëveshje Historike? Fantazi
Oliver Ivanoviç lideri i “Iniciativës Qytetare SDP” ka ‘thumbuar’ presidentin e Kosovës Hashim Thaçi pas deklaratës për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës deklaroi se dialogu midis dy vendeve do të prodhojë një marrëveshje historike. Për Ivanoviç, besimi i Thacit te një rezultat i tillë s’është gjë tjetër por vetëm një fantazi, sepse realiteti me të cilin jeton presidenti i Kosovës është i pabesueshëm.

“Kosova është e pavarur për aq sa Serbia pajtohet dhe ata janë të vetëdijshëm sa herë kërkojnë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, theksoi në intervistën e tij për B92.

Sjellja e Thaçit, e pasqyruar nga deklarata e tij për agjencinë shtetërore të lajmeve serbe "Tanjug" , e shtyn Ivanoviçin t’i konsiderojë të mbyllura bisedimet midis dy vendeve, edhe pse ai nuk është autoriteti i duhur, i cili duhet të thotë fjalën e fundit.

Ish-sekretari i shtetit në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë nga vitit 2008 deri në vitin 2012 kur u abrogua ky post, Ivanovic I lexon fjalët e Hashim Thaçit si “tipike qëndrime të palës shqiptare “.

Ai parashikon se ish-kryeministri i Kosovës do të hasë pengesa serioze në raundet e ardhshme të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull