Ivica Daçiç: Gana tërheq njohjen e Kosovës, MPJ në Kosovë: Propagandë e ndyrë

Ivica Daçiç: Gana tërheq njohjen e Kosovës, MPJ në Kosovë: Propagandë e ndyrë

Ministri i Jshtëm serb, Ivica Daçiç tha se Gana po tërheq njohjen e Kosovës.

"Gana është vendi më i madh deri më tani që ka tërhequr njohjen e Kosovës, një shtet me një popullsi prej 30 milion, trefishi i madhësisë së Serbisë. Gana ka qënë gjithashtu një mik tradicional i Jugosllavisë,"- tha Daçiç, duke përsëritur se do të kishte edhe më shumë tërheqje deri në fund të vitit.

Ai tha gjithashtu se bisedimet me Ganën kishin vazhduar për një kohë të gjatë, në të gjitha nivelet.

"Në njoftimin që ika ardhur Ministrisë së Jashtme, thuhet se Gana ka marrë vendimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës, se e konsideron vendimin e Qeverisë së mëparshme të Ganës për ta njohur Kosovën si një shtet të pavarur të gabuar dhe se vendimi i mëparshëm ishte në shkelje të Kartës së Helsinkit dhe Rezolutës 1244,”- tha Daçiç.

Ai theksoi gjithashtu se Gana është një nga vendet e rëndësishme të Afrikës.

Për lajmin ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë. Përmes një deklarate ajo e quan lajmin e Daçiç 'të rremë' dhe 'propagandë të ndyrë'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane