Izet Haxhia:Berisha përçau shqiptarët
në Maqedoni, i shërbeu klikës sllave

Izet Haxhia:Berisha përçau shqiptarët<br />në Maqedoni, i shërbeu klikës sllave
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës akuzon këtë të fundit se që në fillimet e karrierës së tij politike përçau dhe mbolli frymë urrejtje mes shqiptarëve të Maqedonisë.
 
Përmes një statusi në Facebook, Haxhia shkruan se shtypja e vazhdueshme etnisë shqiptare në shtetin fqinj, është fryt i tradhtisë së Berishës ndaj tyre.
 
"Në vend që të ndërmerrte hapa konkrete në orientimin dhe bashkimin e kësaj klase politike, Berisha dhe emisarët e tij punuan dhe vepruan në mënyrë tinëzare dhe antishqiptare duke përçarë klasën politike shqiptare në Maqedoni, duke mbjellë frymën e urrejtjes dhe duke përkrahur persona të diskredituar e të lidhur me Gligorovin e klikën e tij sllavo fashiste, e nga ana tjetër duke injoruar e luftuar elementët e pastër e patriotë", shkruan Haxhia.
 
Statusi i plotë i Izet Haxhisë:
Shqiptaret ne tojet e tyre ne maqedoni ,kane perjetuar me shume se askush tjeter ,shtypjen,genocidin, asimilim e sllavo maqedoneseve.Nen kete pushtim te eger nuk kane pasur asnje te drejte elementare ,disa prej te cilave shqiptaret e kosoves i kishin fituar me lufte e perpjekjet e tyre ne federaten e ish jugosllavise.Me renjen e Murit te Berlinit dhe me shperberjen e ish jugosllavise ,shqiptaret e maqedonise, tashme republike me vehte u gjenden te papergatitur per keto zhvillime te reja politike .

Lejimi i pluralizmit ne FYROM perkoj edhe me ardhjen ne pushtet te Pd dhe berishes ne Shqiperi ,disa muaj me vone.U duk si nje shans i arte qe nje parti dhe drejtuesi i saj qe ne programin dhe kauzen e saj shprehej se ishte kauza e çeshtjes kombetare dhe bashkimit kombetar ,ngaqe te majtet per 45 vjet rrjesht e kishin shitur kete kauze tek serbo sllavet.Nje nga arsyet qe e perkraha me force kete force politike dhe liderin e saj ishte edhe perkrahja e gjithe faktorit shqiptar ne trojet e tyre kudo ndodheshin, qe ne ato fillime e propagandanın me force .

Por koha dhe faktet treguan te kunderten. Klasa e re politike e shqiptareve ne maqedoni, ishte e pa pervoje ,pa orjentimin e duhur dhe nje pjese e saj edhe sherbtore e klikes antishqiptare te Gligorovit .

Por ne vend qe te ndermerrte hapa konkrete ne orjentimin dhe bashkimin e kesaj klase politike, berisha dhe emisaret e tij punuan dhe vepruan ne menyre tinzare dhe antishqiptare duke perçare klasen politike shqiptare ne maqedoni,duke mbjellur frymen e uurejtjes dhe duke perkrahur persona te diskredituar e te lidhur me gligorovin e kliken e tij sllavo fashiste, e nga ana tjeter duke injoruar e luftuar elementet e paster e patriote.

Ne vend qe te kerkohej bashkimi i ketyre faktorve ne nje force te vetme politike apo ndertimi i nje platforme te perbashket pokitike e kombetare, u nxit krijimi i disa forcave pokitike dhe percarja e faktorit shqiptar.

Nga njera ane behej thirrja e here pas hershme e Nevzat Halilit ,Abdurrahman Halitit e te tjeter ne presidence ku behej perpunimi i tyre ne sherbim te kesaj perçarje e nga ana tjeter misionaret e berishes si Gazidede ,Mirush mati apo Linda ihsani qe ishin pjestare te klanit te Dibres ne Pd, shkonin ne terren ku benin percjelljen e detyrave percarse ne faktorin shqiptar me porosi te shefit te madh.

Nuk eshte rastesi qe shume nga keta individe kishin lidhje gjaku ne maqedoni me persona qe ishin drejtues e sherbetore te sherbimeve sekrete maqedonase.Dhe duhe thene se misionin e tyre percares dhe antikombetare qe ndermoren ndaj faktorit politik shqiptare ne maqerdoni e kryen me sukses te plote.Nje faktor politik i percare ne disa parti qe i percajne votat e shqiptareve ne favor te partive antishqiptare sllavo maqedonase.

Dhe per 'cudine 'e te gjithve u desh nderhyrja e nje kryeministri te majte, qe te ulte ne bisedime keta faktore te përçarë nga "kombëtaristët ' e Pd e lideri i tyre 'historik', dhe te arrinte nenshkrimin e nje platforme te perbashket qe mbronte te drejtat e shqiptareve si popullsi shtetformuese .

Kjo gje terboi si fashistet sllavo maqedone ashtu edhe sherbtoret e tyre ne Tirane. Per here te pare shqiptaret e maqedonise gjejne ne Tiranen zyrtare nje perkrahje drejt bashkimit te tyre .Dhe i deshe apo nuk i deshe ,keta qe e bene kete bashkim e perkrahje, duhen pershendetur e perkrahur.

Ndersa etrit dhe bijte qe percane e sabotuan çeshtjen kombetare dhe faktorin politik te saj ne trojet etnike, duhen perbuzur e lene ne çadren e tyre te turpit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë