Izet Haxhia: Ja pse e vrau Fatmir
Haklaj deputetin Azem Hajdari

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka dhënë një version të ri rreth motiveve të vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Haxhia deklaron se shkak për këtë vrasje është bërë një skenar për sulm ndaj Ambasadës Amerikane dhe një kasetë përgjimi që Fatmir Haklaj dispononte.
 
Sipas Haxhisë, Fatmir Haklaj nuk shkoi për ta vrarë Azem Hajdarin, por për të biseduar rreth përgjimit dhe sulmit ndaj ambasadës Amerikane, ku sipas Haxhisë ishte përfshirë edhe SHIK-u dhe kreu i këtij institucioni Fatos Klosi.
 
Ish-truproja i Berishës, shkruan në një postim në Facebook se Libri i De Villers, zbulon të vërtetën se përse e vrau Fatmir Haklaj, Azem hajdarin.
 
Vrasja e Azem Hajdarit, sipas drejtësisë shqiptare, që ka dhënë vendimin në të gjitha shkallet për të, është pa motiv. Sipas Izet Haxhisë, nëse Fatmir Haklaj do të akuzonte Azemin si të përfshirë në vrasjen e vëllait të tij Shkëlqimit, atëherë nuk do ti dilte në takim përpara selisë së PD-së, për më tepër që e dinte që nuk mund ti dilej para Fatmirt të Armatosur dhe armë, nëse vërtetë ky do të ishte motivi. 

Fatmiri shkoi ta takoj Azemin, per nje çështje që e dinin të dy. Fatmiri kishte shume burime informimi. Atij i kishin dhënë nje kasetë të një bisede në Paris, mes Fatos Klosit dhe De Villers, shkrimtarit francez që do shkruante librin ''Shqipëria: Mision i Pamundur '',i porositur dhe i paguar nga Klosi. Në këtë kasetë Klosi i jepte udhëzime De Villers për skenarin e librin, ku duhet të tregohej se si do bëhej një atentat ndaj Ambasadës amerikane, ku organizatore ishte një terrorist Arab dhe Fatmir Haklaj si bashkëpuntor i tij. Në variantin e parë të librit, që u ndryshua per shkak të vrasjes së Hajdarit, këtë kërkonte ta vriste Fatmir Haklaj, sepse kishte mësuar për planın e atentatit. Domethënë e kishin parashikuar edhe vrasjen e Hajdarit, në skenar, si të gjithë të tjerëve, Fatmirit,mua etj Fatmiri i tronditur shumë shkoi të takonte Azemin dhe t'i thoshte që të shkonin bashkë në ambasadën amerikane për të dorëzuar kasetën dhe denoncuar skenarin e Klosit me atentat ndaj ambasadës. Azemi hezitonte sepse ai kishte lidhje me Klosin, i cili i kishte garantuar se atentati do t'i ngarkohej Salı Berishës, dhe për këtë do të përdorej si nje kamikaz i sajuar ,Izet Haxhia siç trajtohet në librin e De Villers. Fatmiri do të eleminohej nga Shiku, që të humbnin gjurmet e atentatit. Salı Berisha do të dergohej në Guantanamo, që me të do të inagurohej si burg e kështu Azemi do të mbetej lideri i PD”. 
Sipas rrëfimit të Izet Haxhisë ishte pikërisht ky objekti i debatit mes Fatmir Haklajt dhe Azem Hajdarit përpara selisë së PD-së që solli edhe vrasjen e Azemit.
 
Sipas tij, refuzimi që Azemi i bëri Fatmirit dhe dyshimet se po bashkëpunonte me Klosin çuan edhe vrasjen e deputetit të PD-së.
 
Duke iu referuar librit të De Villers Haxhia flet edhe për bashkëpunimin e Fatmir Haklajt me terroristin e Al -Qaeda, të quajtur Hasan Mohamed Al -Jafari, ish shefi i shërbimeve sekrete sudaneze, njeri i rrjetit terrorist të Bin Laden per të cilin në liber thuhet se ngriti rrjetin e Bin Ladenit në Shqipëri.
 
Sipas Haxhisë, De Villers i referohet egjiptjanit Salah El -Sayed, terroristit të ekzekutuar nga RENEA ne tetor të 1998.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit

Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit