Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka akuzuar Shkëlzen Berishën si të lidhur me trafikantë tropojanë të drogës dhe që ka pasur lidhje të forta me ish-drejtorin e CEZ, Jozef Hejsek.

Ai shkruan se Hejsek qendronte në Tiranë pikërisht në shtëpinë e Shkëlzenit, të cilën ja ka dhuruar një trafikant tropojan.

“Dje mora vesh se Zeni i babit, edhe pse me agjinim, nuk kishte pertuar te pregatiste nje padi tjeter kunder mikut tim Romeo Karaj.

Nuk do te merresha me kete mysliman te “ndershem” dhe as padine e tij, sepse Romeo ja kthen vete pergjigjen, por eshte nje fakt qe kam patur dijeni edhe une, dhe ja kam konfirmuar kur jemi takuar me Romeon.

E kam fjalen per faktin se drejtori i Shperndarjes se CEZ, Jozef Hejsek, ka banuar ne shtepine e Zenit tek ETC, apo Ekonomiskij Tregovinski Centar, siç e ka hapjen ne serbisht ky investim po serb, me konkretisht i nje serbi nga Peja, Karic, sepse Zenit i pelqen te jete sa me afer gjysherve te tij biologjike.

Kjo shtepi e regjistruar po ne emer te Zenit me vlere 300-400 mije euro ju be dhurate Zenit (te cilit me thene te drejten i pelqejne dhuratat e majme) nga nje trafikant droge me origjine nga Tropoja, qe shume prona te Zenit jane te regjistruara ne emrin e tij.

Po do thoni juve se nga e more vesh ti nga Turqia qe Zeni kishte blere apo me sakte ja kishin dhuruar kete shtepi tek ETC?

Po me thene te drejten ky trafikanti i droges, njeri shume i afert i familjes Berisha, kishte paguar njerez ne Turqi per te mesuar vendodhjen time dhe levizjet e mia.

Pasi mora kete informacion te sakte nga njeri prej atyre qe kishte paguar, fillova une “operacionin” e ndjekjes se ketij trafikanti.

Vendet ku banon, vendet ku shkon me ke rrin etj.

Dhe me doli edhe kjo shpia qe ai kishte paguar parate, por jo vetem qe nuk banonte vete, por ne te nuk banonte as ai qe e kishte marre si dhurate (Zeni ), por banonte nje çek me emrin Jozef Hejsek.

Ky person ishte i rrethuar ne te gjitha anet nga tropojane.

Ruajtjen e tij e benin tropojane, shtepine ku banonte e kishte blere nje trafikant tropojan, miqesine me te madhe e kishte me drejtorin e KESH, edhe ky tropojan, dhe biznesin fitimprures apo vjedhjen e shqiptareve e bente me nje pseudo tropojan qe ishte kryeminister dhe te birin e tij.

Nuk e di perse zemrohet kaq shume Zeni kur Romeo ja permendi kete fakt te sakte qe ja kisha konfirmuar edhe une kohe me pare, te mesuar me kohe, pa ditur akoma vjedhjet e perbashketa te ketyre personave.

Ndoshta nxefet prape Zeni edhe me mua, por edhe sponsori i “Çadres se Lirise” eshte nje tropojan i lidhur me te, ish- drejtori i KESH –it, Sait Dollapi.

Te gjithe e dine kush e ngriti çadren, pse u ngrit dhe deri tani ja arrti qellimit qe u ngrit, mosdenimin e krimeve te familjes Berisha.

Kjo eshte edhe nje nga pikat e marveshjes Romeo -Zhuljeta te 18 majit.

Ne fund doja t’i thoja Zenit qe te me shkruajë edhe mua si deshmitar te kesaj padise se tij te fundit dhe do t’ja sqaroj me te dhena te sakta para gjykates shume gjera qe ai mendon se nuk i din njeri.

Behu trim Zeni dhe balkafaqohu me te vertetat”, 
shkruan ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com