Izmir Smajlaj kampion Europe në
Atletikë, bën shqiponjën në Serbi

Izmir Smajlaj kampion Europe në<br />Atletikë, bën shqiponjën në Serbi
Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe në salla të mbyllura në Europianin e Atletikës të zhvilluar në Beograd.

Një tjetër rezultat i shkëlqyer i këtij sportisti i cili vetëm pak ditë më parë u shpall edhe kampion Ballkani.

Në garat e Europianit të zhvilluara ditën e djeshme në Beograd Izmir Smajlaj ka arritur të kërcejë 8.08 metra duke i lënë prapa të gjithë atletet e tjerë dhe ka vendosur edhe një rekord të ri kombëtar me këtë rezultat fantastik 8.08 metra.

Beogradi shndërrohet në qytetin e ëndrrave për Izmir Smajlaj një nga atletët më premtues pasi në pak ditë arrin të fitojë dy medalje të arta një si kampion Ballkani dhe tjetrën më të rëndësishmen si kampion i Europës. Pas këtij rezultati historik të Smajlajt dhe të atletikës mbretëreshës së sporteve rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente dhe urime për Smajlaj ndërsa vetë shkodrani ka shkruar “Krenar që jam shqiptar”.

Ndërsa Luiza Gega e përfundoi e pesta garën e saj në kategorinë e 1500 metrave. 


[gallery]21320[/gallery] 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit