Izolimi për shkak të COVID-19, mjekja psikiatre: Janë shtuar rastet me ankth, mbi 60 vjeç mosha më e rrezikuar

Një ditë më parë mjeku reanimator i shëruar nga COVID-19, profesor Roland Xhaxho tha se një shenjë klinike e virusit që u shfaq tek ai ishte euforia për të dëgjuar muzikë me zë të lartë.

Lidhur me këtë simptomë, që i shtohet të tjerave të shfaqura tek të prekurit me COVID-19, mjekja psikiatre Valentina Asabella e shpjegon me një formë mekanizmi mbrojtës që shfaq organizimi kur përballet me këtë sëmundje. Një formë për t’i thënë virusit që "unë jam më i fortë se ti".

"Unë do të thoja që ju shfaq dëshira për të dëgjuar muzikë vjen nga mekanizmat mbrojtës të organizmit kur has me përballjen e sëmundjes. Është për ti bërë një bllok sëmundjes. Një formë për t’i thënë virusit që unë jam më i fortë se ti. Ne e kemi terapi muzikën në të tilla raste, sidomos edhe tek pacientë që vuajnë nga kanceri. Edhe në raste traumash në kohë Covidi. Sepse frika nga e panjohura është shumë e madhe. Kjo frikë i bën njerëzit të shfaqin probleme të shëndetit mendor", tha mjekja psikiatre

Situata nga koronavirusi në vend ka bërë që së fundmi të shtohen mjaft rastet e pacientëve që shfaqin çrregullime mendore, në radhët e të rinjve. Por më të prekurit nga këto probleme mbeten moshat mbi 60 vjeç.

"Është shtuar numri i pacientëve të rinj dhe ata që i trajtojmë nga probleme të shëndetit mendor që kane manifestuar gjendje më të rënda më këto kohë. Humbje të dëshirës për tu marrë me aktivitete. Gjithkush e përjeton më forma të ndryshme. Personat me frikëra më të mëdha të preokupuar më shumë ndaj shëndetit e përjetojnë më shumë. Më të prekura kanë qenë moshat mbi 60 vjeç. Dhe ata që vuajnë nga probleme të tjera të shëndetit mendor. Përjetojnë më shumë gjendje ankthi’’, sqaroi mjekja psikiatre

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia