Kafshët shtëpiake largojnë stresin e vetminë! Infermierja në pension 25 vite me mace e qen: Janë lozonjarë, më heqin negativitetin

“Edhe sikur të jesh i mërzitur, një përkëdhelje të bën ai edhe të ikën mërzia”.Prej 4 vitesh Rio është bërë pjesë e pandarë e familjes së Qëndrime Myzyrit.

Çdo mëngjes ajo shëtit me qenin e saj nga rruga “Myslym Shyri” e deri tek Liqeni Artificial i Tiranës.

“E nxjerr përditë në mëngjes, njëherë në orën 8 të mëngjesit ose në 9, në varësi edhe të punëve që unë kam. Të heq gjithë negativitetin që ke.  Është shoqëruesi im më i mirë, me këtë llafos. Më mirë me këtë sesa me njerëzit që më stresojnë”, tregon Qëndrime Myzyri.

66-vjeçarja nga Elbasani tani në pension ka shërbyer për 44 vite si infermiere në Spitalin e Traumës. Shkëputjen nga puna thotë se e ka përballuar më së miri falë qenit dhe maces së saj.

“Jam pensioniste, se kam ndjerë fare kur kam dal në pension për shkak të kësaj. Kam dhe mace në shtëpi, prej 25 vitesh jam me mace. Më qetëson akoma më shumë se është më lozonjare, më e pastër”, thotë ajo.

Vitet e fundit edhe në vendin tonë është kthyer pothuajse në trend, pasja e një kafshe shtëpiake.

Për specialistët kafshët shtëpiake në familjet shqiptare kanë ardhur kryesisht si një nevojë për të sfiduar vetminë dhe ngarkesën e emocionale, sidomos tek mosha e tretë që përballet me emigrimin e fëmijëve.

 “Kafshët shtëpiake në realitetin e sotëm ku shumë njerëz po jetojnë vetëm dhe përballen me largimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes në kushtet e vetmisë janë një shoqëri shumë e mirë, ka të tjerë që e pohojnë vetë qëkur kanë marrë kafshë shtëpiake ankthi është më i ulët dhe ndjesia e kënaqësisë vjen e bëhet më e lartë”, thotë sociologe Entela Binjaku.

“Has shumë zonja të cilat janë të vetmuara pasi fëmijët mund t’i kenë jashtë vendit, kanë humbur bashkëshortin, në përgjithësi zonjat kanë zgjedhur mënyrën për të marrë një kafshë, e cila ka ndikuar pozitivisht sepse është si të kujdesesh për një fëmijë. I kanë bërë mirë vetes sepse dalin nga shtëpia”, thotë Valentina Asabella, mjeke psikiatre.

Sipas bluzave të bardha rastet me çrregullime të ankthit kanë pësuar rritje në vendin tonë.

“Nga praktika e punës sime shoh shumë faktorë: Në shumë raste kur kanë humbur familjarët, një vend pune, adoleshentët e bullizuar nga bashkëmoshatarët, ankth divorci, vuajtjet nga sëmundjet kronike, nga pagjumësia”, thotë doktoresha.

Në çdo shqetësim apo parehati, mjekët këshillojnë qytetarët që të drejtohen tek mjekët specialistë për konsultim, duke shmangur kështu medikamentet.

G.M./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tasca: 26/10/2024 15:46

    Do ishte shume mire sikur këta të pastronin edhe jashtëqitjet e kafshëve. Injorantë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?