-
Kafshët shtëpiake largojnë stresin e vetminë! Infermierja në pension 25 vite me mace e qen: Janë lozonjarë, më heqin negativitetin
Mbajtja e një kafshe shtëpiake, për familjet shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në trend. Report tv sjell historinë e 66-vjeçares Qëndrime Myzyri e cila thotë se tranzicionin nga puna si infermiere në pensioniste, e ka kaluar lehtë falë maces dhe qenit që mban në shtëpi. Edhe specialistët thonë se kafshët shtëpiake ndikojnë në eliminimin e ankthit e stresit.
26 Tetor, 12:33 -
Më shumë raste ankthi te fëmijet dhe adoleshentët, psikologët: Rrjetet sociale arsyeja kryesore, duhet kufizuar! Prindërit: Mision i pamundur
Rastet e çrregullimeve të ankthit dhe të sjelljes me hiperaktivitet tek fëmijët e adoleshentët janë shtuar ndjeshëm. Mjekët thonë se arsyet kryesore lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale. Psikologët këshillojnë për kontroll të vazhdueshme të celularëve tek fëmijët, ndërsa vetë prindërit e shohin si një mision shpesh herë të pamundur.
2 Qershor, 16:08 -
Rriten rastet e të prekurve me probleme të shëndetit mendor! Mjekja: Po preken edhe të rinjtë! Faktor kryesor, përdorimi i drograve
Mjekët ngrenë alarmin se ka një shtim të rasteve me probleme të shëndetit mendor tek të rinjtë, ku shkak kryesor përcaktohet përdorimi i substancave narkotike. Për bluzat e bardha shqetësim mbetet hezitimi i prindërve për të mos i dërguar fëmijët për trajtim shëndetësor, për shkak të stigmës që ka shoqëria për shëndetin mendor. Edhe pensionistët klasifikohen si grupmoshë që preket nga shëndeti mendor.
4 Shkurt, 17:43 -
Izolimi për shkak të COVID-19, mjekja psikiatre: Janë shtuar rastet me ankth, mbi 60 vjeç mosha më e rrezikuar
Situata nga koronavirusi në vend ka bërë që së fundmi të shtohen mjaft rastet e pacientëve që shfaqin çrregullime mendore, në radhët e të rinjve. Por më të prekurit nga këto probleme mbeten moshat mbi 60 vjeç.
23 Prill 2020, 20:07