JERUSALEM- Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takoi dje në Jerusalem kryeministrin izraelit, në misionin e tij të dhjetë, i vendosur në përparimin e negociatave të paqes, pavarësisht ambientit pesimist dhe akuzave reciproke mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Sapo mbërriti në Jerusalem, ai pati një takim prej pesë orësh me Benjamin Netanyahun.

Kerry do të ritakojë Netanyahun sot përpara se të takojë në mbrëmje në Ramallah presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Vizita e tij përkon me një përshkallëzim të dhunës në Cisjordani dhe Gaza, ku një palestinez ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së mërkurës pasi kishte thithur gaz lotësjellës të përdorur nga ushtria izraelite për të shpërndarë një manifestim.

“Një marrëveshje bazë, e pranuar nga të dyja palët, do të jetë një fillim shumë i rëndësishëm që do të mundësonte të gjitha çështjet bazë, si ajo e kufijve, sigurisë, statusi i qytetit të Jerusalemit dhe të refugjatëve”, deklaroi Kerry.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)