Kryeministri izraelit në ikje, Benjamin Netanyahu, i cili fitoi zgjedhjet legjislative më 17 mars, kërkoi sot falje publike për propozimet mbi arabët izraelitë gjatë fushatës zgjedhore, që u kritikuan në mënyrë të veçantë nga SHBA-ja.
"Pranoj që deklaratat e mia të fundit kanë ofenduar disa qytetarë izraelitë dhe anëtarët e komunitetit të arabëve izraelitë. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Kërkoj falje për këto deklarata", theksoi Netanyahu, propozimet e të cilit gjatë një takimi me arabët izraelitë në Jerusalem, u publikuan nga televizionet./atsh/