Ky ka qenë thelbi i takimeve që zv/kryeministri Peleshi dhe ministri i Energjise dhe Industrise Gjiknuri kanë zhvilluar në Izrael, ne kuader te nxitjes se investimeve te huaja ne Shqiperi.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni zhvilloi një takim me ministrin e Energjisë dhe Ujërave të Izraelit, Silvan Shalom. Me të u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, duke vënë theksin në zgjerimin e mundësive që shoqëritë izraelite të investojnë në Shqipëri.
Ministri Shalom shfaqi interesim të veçantë për disa fusha potenciale investimesh siç janë ato të energjisë, ujit dhe teknologjisë së informacionit.
Në kuadër të këtyre bisedimeve, Shqipërinë do ta vizitojë shumë shpejt një grup ekspertësh nga qeveria izraelite me qëllim përgatitjen e marrëveshjeve të nevojshme të bashkëpunimit në këto fusha specifike e me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Gjatë qëndrimit të tyre në Izrael, Peleshi dhe Gjiknuri patën rastin të takohen edhe me shoqëritë më të mëdha izraelite në fushën e energjisë, turizmit dhe industrisë prodhuese. Këto të fundit shprehën interes për tu njohur me politikat e qeverisë dhe lehtësirat që do të krijohen për të garantuar investimet e huaja në Shqipëri.
Ata të shoqeruar nga rabini i Ballkanit, Yoel Kaplan kanë takuar edhe rabinin Kfar Chabad Yeshiva dhe rabinin Mordechai - Shmuel Ashkenazi, i cili i priti në zyrën e tij së bashku me kryetarin e Kfar Chabad Rabinin Benjamin Lifshitz. Ata përmendën dashurinë e madhe të hebrenjve dhe premtuan se do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë.
Siç bën të ditur siti izraelit, Shturem.net Peleshi dhe Gjiknuri kërkuan që të jenë të bekuar prej tyre. Ata publikojnë një galeri të pasur fotosh nga takimi i krerëve të shtetit shqiptar me rabinët izraelitë.
(Në foto: Nga takimet e zv/kryeministri Niko Peleshi dhe ministrit Damian Gjiknuri në Izrael).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)