Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite
Kompanitë holandeze kanë refuzuar të publikojnë reklama me foto të pengjeve izraelite në Gaza përpara mbledhjes së sotme të Gjykatës së Drejtësisë në Hagë.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria izraelite e Diplomacisë Kombëtare, sipas së cilës në të gjithë Holandën ishte përgatitur një fushatë reklamuese për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për lirimin e pengjeve izraelitë në kuadër të seancës së Gjykatës.
Reklamat shfaqnin foto të ndryshme të pengjeve të shoqëruara me emrat e tyre dhe fjalët "Ai/ajo nuk mund të dëshmojë sot".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë









