Izrael, sulm terrorist pranë Tel Avivit! Një person sulmon me thikë 4 kalimtarë, 2 vdesin. Vritet dhe atentatori palestinez

TEL AVIV – Një tjetër sulm i përgjakshëm terrorist ka ndodhur sot në rrugët e Izraelit, me bilanc 2 të vdekur. Atentatori i dyshuar vrapoi gjysmë kilometri, duke sulmuar katër persona me thikë në tre vende të ndryshme dhe në fund vrau dy dhe plagosi po kaq të tjerë.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm në Holon, një qytet izraelit në jug të Tel Avivit, në atë që policia e përkufizon si "një sulm terrorist", shkruan “La Repubblica”. Sulmuesi, i vrarë më vonë nga një oficer që shkoi në vendngjarje, u identifikua si Amar Odeh, nga qyteti palestinez Salfit, në Bregun Perëndimor. Odeh ishte 34 vjeç, nuk kishte precedentë penalë dhe nuk kishte leje hyrjeje në Izrael.

Fillimisht, në hyrje të parkut në rrugën “Moshe Dayan”, ai goditi me thikë një 70-vjeçar dhe një grua 66-vjeçare, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Më pas mbërriti në një pikë karburanti, ku goditi një burrë tjetër rreth 70 vjeç, i cili vdiq më pas në spital.

Dhe në fund raportohet se sulmoi një 26-vjeçar që po vraponte me qenin e tij në një park autobusi, në rrugën “Dan Shomron”, i cili tani ndodhet në një gjendje të qëndrueshme në spital.

Tensionet midis Izraelit dhe Bregut Perëndimor, tashmë të forta dhe që rrezikojnë të ndezin luftë në Lindjen e Mesme, u rritën pas masakrës së kryer nga Hamasi më 7 tetor, kur vrau 1200 njerëz dhe mori peng 251 të tjerë.

Izraeli reagoi ashpër, duke vrarë rreth 40,000 palestinezë në luftën e Gazës dhe duke lënduar akoma më shumë në Bregun Perëndimor. Që nga 7 tetori, 24 izraelitë janë vrarë në sulme terroriste.

A.Q/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023