IZRAEL- Një ushtar shqiptar, i cili i përkishte ushtrisë libaneze ka qëlluar me 6-7 plumba në drejtim të një automjeti civil të vendosur në afërsi të “Rosh Hanikra”, duke shkaktuar vdekjen e një personi.
Ngjarja është raportuar nga zëdhënësi i Forcave të Armatosura të shtetit hebre, duke bërë të ditur se personi i mbetur i vrarë është një ushtar izraelit.
Incidenti, i cili është raportuar nga paqeruajtësit e misionit UNIFIL në Libanin e jugut, mund të shkaktojë fillimin e një konflikti të ri në atë zonë, e cila vitet e fundit ka qenë e qetë, pas pas rastit të shtatë viteve më parë ku kujtohet pjesëmarrja e milicisë së Hezbollahut.
Zëdhënësi i shtetit hebre ka thënë se : "Ne nuk do të tolerojmë agresione kundër shtetit të Izraelit dhe konfirmojmë të drejtën për të ushtruar vetë-mbrojtjen ndaj atyre që janë përgjegjës për sulme kundër vendit dhe qytetarëve tanë".
Lidhur me incidentin është shprehur edhe zëdhënësi i UNIFIL, Andrea Tenenti, i cili saktësoi se indidenti ka ndodhur në anën izraelite të linjës blu.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com