Ushtarët e Hamasit
Afrika e Jugut "po funksionon si krahu ligjor i Hamasit". Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Haiat, në dritën e apelit për gjenocid të paraqitur nga shteti afrikan ndaj shtetit hebre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Duke i quajtur procedurat si "një nga shfaqjet më të mëdha të hipokrizisë në histori", zëdhënësi akuzoi Pretorian në median sociale X për "injorimin e faktit që terroristët e Hamasit kanë depërtuar në Izrael, kanë vrarë, ekzekutuar, masakruar, përdhunuar dhe rrëmbyer qytetarë izraelitë, vetëm sepse ata ishin izraelitë, në një përpjekje për të kryer gjenocid”.
Haiat më pas i quajti avokatët e Afrikës së Jugut "përfaqësues të Hamasit në gjykatë", duke shtuar se Pretoria "kërkon të lejojë Hamasin të kthehet në kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve seksuale të kryera në mënyrë të përsëritur më 7 tetor".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë










