Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng

Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng

Benjamin Netanyahu

Përfaqësuesit e Izraelit, Hamasit, Shteteve të Bashkuara dhe Katarit nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen në Doha, me një ditë vonesë dhe pas tejkalimit të pengesave të fundit.

Marrëveshja është miratuar edhe nga kabineti i sigurisë së shtetit hebre, ndërsa tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë para se ajo të hyjë në fuqi.  Zbatimi pritet të nisë nga kjo e dielë, ku pengjet e para që do të lirohen janë 3 gra. 

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka udhëzuar autoritetet që të punojnë në përgatitjet për të mirëpritur të gjithë pengjet e ndodhur në enklavën palestineze.

“Shteti i Izraelit është i përkushtuar për arritjen e të gjitha objektivave të luftës, duke përfshirë kthimin e të gjithë pengjeve tanë, të gjallë dhe të vdekur”, thuhet në deklaratën e zyrës së Netanyahut.

Po ndërkohë një krizë e brendshme politike ka nisur në Izrael. E djathta ekstreme e ministrit Ben Gvir ka njoftuar se do të largohet nga qeveria nëse ratifikohet marrëveshja me palestinezët. Ndërkohë, më vonë mediat në izrael njoftuan se kërkesat e ministrit izraelit të financave Bezalel Smotrich drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që lufta kundër Hamasit në Gaza të vazhdojë pasi të përfundojë faza e parë e marrëveshjes dhe të ketë kontroll mbi shpërndarjen e ndihmave humanitare janë pranuar.

Faza e parë e marrëveshjes parashikon lirimin e pengjeve. Sipas mediave izraelite, mbi 1.700 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të 33 pengjeve izraelite. Në Gaza, avionët luftarakë izraelitë vazhduan sulmet intensive dhe autoritetet palestineze thanë se të paktën 86 njerëz u vranë një ditë pas shpalljes së armëpushimit.

Nëse do të ishte i suksesshëm, armëpushimi do të ndalonte luftimet që kanë rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës, kanë vrarë mbi 46,000 njerëz dhe kanë zhvendosur shumicën e popullsisë së enklavës së vogël. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Uashingtoni besonte se marrëveshja ishte në rrugën e duhur dhe marrëveshja pritet të nisë zbatimin që nga kjo e dielë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:51
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin

1737125668_izrael.jpg

Kabineti i sigurisë dhe politikës i Shtetit të Izraelit ka miratuar marrëveshjen me Hamasin për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Këtë e ka njoftuar zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

"Pas vlerësimit të të gjithë aspekteve diplomatike, të sigurisë dhe humanitare... kabineti i sigurisë ka rekomanduar që qeveria të miratojë kornizën e propozuar," thuhet në njoftim.

 Tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë marrëveshjen para se ajo të hyjë në fuqi. 

SI.E./K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im