1704827087_glgtulguyu.JPG

Izraeli me kërkese të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, do të lejojë një delegacion të OKB-së të vizitojë veriun e Gazës për të parë nga afër gjendjen e infrastrukturës, si dhe për të përcaktuar nevojat në zonë. 

Mediat izraelite shprehen se në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Izraelit, ku u mor ky vendim, ishte dhe vetë Blinken. 

OKB ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për urinë në Gaza dhe aksesin e vështirë për ndihmat humanitare.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Blinken për mediat në Izrael: Vendet e Lindjes së Mesme duan lindjen e një shteti palestinez! Izraeli do të lejojë OKB-në të vizitojë veriun e Gazës