JERUSALEM - Izraeli vendosi të njohë operacionin ushtarak të vitit 2014 në Rripin e Gazës si një luftë, e teta në ekzistencën e saj dhe e para me palestinezët me marrjen zyrtarisht të këtij statusi, theksoi Ministria e Mbrojtjes.

Operacioni "Bordura Mbrojtëse" në muajin korrik-gusht 2014 u quajt në mënyrë universale luftë, por nuk e kishte ende këtë status në terminologjinë zyrtare izraelite.

Ky vendim motivohet nga kohëzgjatja e operacionit (50 ditë) dhe humbja e 67 luftëtarëve tanë që kanë paguar çmimin më të lartë duke luftuar kundër Hamasit dhe organizatave të tjera terroriste", theksoi ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon në një komunikatë./ATSH/


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)