
Forcat izraelite pretendojnë se kanë penguar një tentative për sulm me bomba nga Gaza, që ishin vendosur në gardhin e sigurisë në Liban, gati për të plasur. Në kushtet e emergjencës për të parandaluar sulmin, forca izraelite ka hapur zjarr ndaj 4 'terroristëve' të cilët mbetën të vrarë në kufi.
“Pak kohë më parë, një forcë e IDF-së pengoi një përpjekje për të vendosur pajisje shpërthyese përgjatë kufirit me Sirinë. Forcat speciale që po kryenin një pritë pranë një poste të IDF-së në lartësitë jugore të Golanit, vunë re një numër terroristësh që vendosnin mjete shpërthyese përgjatë kufirit", thuhet në njoftimin e zëdhënësit të IDF-së.
Deklarata vuri në dukje se forcat e IDF në veri ishin në një nivel të lartë gatishmërie dhe paralajmëruan Sirinë se Izraeli e konsideron Damaskun përgjegjës për çdo sulm që vjen nga territori i tij, raporton agjencia e lajmeve TimesofIsrael.
Incidenti erdhi në mes të tensioneve të larta në zonë, teksa ushtria përgatitej për një sulm nga Hezbollahu përgjatë kufirit pas një tentative të supozuar për sulm nga grupi terrorist të hënën e kaluar. Hezbollahu ka qenë gjithashtu aktiv në Siri, ku luftoi në mbështetje të regjimit të Asadit.
Gjatë javëve të fundit, Hezbollah ka kërcënuar një formë hakmarrjeje për vdekjen e një prej luftëtarëve të saj javën e kaluar në Siri në një sulm ajror që ia atribuoi Izraelit, por që shteti hebre nuk e ka pranuar zyrtarisht kryerjen.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Masakër në Rripin e Gazës, bombardohet spitali! Shëndetësia palestineze: Të paktën 500 të vdekur! Izraeli e Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për sulmin
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.2%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 7382
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hamasi premton lirimin këtë javë të 6 pengjeve, e dorëzimin e 4 trupave të pajetë
19 Shkurt, 07:10
-
Armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun dhe Hamasin sërish në dyshim
18 Shkurt, 20:29
-
Rindërtimi i Gazës pas më shumë se një viti luftë, Banka Botërore: Nevojiten mbi 50 miliardë dollarë
18 Shkurt, 19:56
-
Hamas: Të enjten do dorëzojmë trupat e pajetë të katër pengjeve izraelite, mes tyre një nënë me dy djemtë e saj të mitur
18 Shkurt, 16:51
-
Këshilli i Sigurimit i Izraelit mblidhet për fazën e dytë të armëpushimit të Gazës
17 Shkurt, 08:52
-
Rubio takohet me kryeministrin izraelit: Hamas duhet të eliminohet! Netanyahu: Trump, miku më i madh i Izraelit! Plan të përbashkët për Gazën dhe kërcënimin iranian
16 Shkurt, 15:45
-
Rama nga Konferenca e Sigurisë në Mynih: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, të paktën jo gjatë qeverisjes sime
16 Shkurt, 09:43
-
Lufta/ Lirohen 3 pengje izraelite! Netanyahu: Hamasi u tërhoqën pas deklaratave të Trump
15 Shkurt, 10:23
-
Erdogan kundër Trump: Qasja e tij për 'Rripin e Gazës' është e gabuar
14 Shkurt, 12:54
-
Izraeli kërcënon me 'luftë të re' dhe të zbatojë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezë nga Gaza nëse pengjet nuk lirohen
12 Shkurt, 22:50
-
Netanyahu paralajmëron rifillimin e luftës në Gazë, nëse pengjet nuk lirohet të shtunën
11 Shkurt, 22:46
-
Presidenti Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, pohon se do shqyrtohet si opsion (VIDEO)
11 Shkurt, 20:47