Izraeli ka nisur sulme frontale në Rripin e Gazës ndërkohë që po i afrohet gjithnjë e më shumë mundësisë së një pushtim tokësor për të ndalur sulmet palestineze me raketa kundër Izraelit.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Moshe Ya'alon, tha se shteti hebraik është i përgatitur për një fushatë të gjatë kundër militantëve të Hamasit në Gaza.
Ushtria izraelite tha se përmes sulmeve të saj ajrore ka goditur më shumë se 100 objekte, duke përfshirë shtëpi dhe objekte të tjera që janë përdorur nga militantët palestinez për të sulmuar me raketa Izraelin. Zyrtarët palestinezë thanë se sulmet ajrore vranë të paktën 19 njerëz, duke përfshirë tre fëmijë.

Militantët islamikë vazhduan të bombardojnë Izraelin dhe një raketë e tyre e hedhur nga Gaza ra në qytetin verior izraelit të Haderës, që ndodhet rreth 100 kilometra larg Gazës. Zyrtarët izraelitë thanë se kjo ishte goditja më largët me raketë nga Gaza në Izrael.

Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest dënoi sulmet me raketa të Hamasit dhe mbrojti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)