LIVE - Izraeli “hap rrugë”, nis rikthimi i palestinezëve në Gaza! Marrëveshja parashikon rikthimin e 650 mijë të zhvendosurve

Dhjetëra mijëra palestinezë po lëviznin përgjatë rrugëve kryesore që të çojnë në veri në Gaza të hënën (27 janar) ndërsa Izraeli hapi postblloqe pasi grupi militant Hamasi ra dakord të dorëzonte peng gruan izraelite Arbel Yehud dhe dy pengje të tjera.

“Është sikur kemi lindur përsëri dhe jemi përsëri fitimtarë,” tha një palestineze, e cila, si shumë të tjerë të zhvendosur, nisi rrugën e saj drejt veriut përmes rrugës bregdetare Wadi në Gaza.

Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, banorët e Gazës veriore do të ktheheshin në fundjavë, por Izraeli tha se Hamasi e kishte thyer marrëveshjen duke dështuar në lirimin e pengut civil Yehud dhe duke i mbajtur të mbyllura kalimet.

Të dielën vonë, (26 janar) ndërmjetësuesit e Katarit thanë se Hamasi kishte rënë dakord të lironte Yehud dhe dy pengje të tjerë përpara të premtes së 31 janarit dhe se Izraeli në këmbim do të lejonte palestinezët e zhvendosur të kthehen në Gazën veriore duke filluar nga mëngjesi i së hënës.

Lëvizja e ndërmjetësuar nga Katari dhe ndërmjetësit egjiptianë do të lejojë rreth 650,000 palestinezë në Rripin qendror dhe jugor të Gazës të kthehen në shtëpitë në veri të enklavës, shumica e të cilave ishin shkatërruar nga 15 muajt e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit.

Më shumë se 47,000 palestinezë janë vrarë në ofensivë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës. Hamasi mori rreth 250 pengje gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz, sipas burimeve izraelite. Luftimet aktualisht janë ndalur sipas marrëveshjes së armëpushimit I cili duket deri më tani shumë I brishtë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar