Kjo gjë u bë e ditur në një takim që pati sot Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti me Krye Rabinin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit, z. Yoel Kaplan, i cili është njëkohësisht dhe President i fondacionit “Besa Israeli Healthcare”.
Panariti dhe Kaplan vlerësuan nivelin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Izraelit dhe Shqipërisë veçanërisht në sektorin e bujqësisë, ku pritet të realizohen disa projekte të reja.
Krye Rabini Kaplan informoi Ministrin Panariti se kanë nisur procedurat për dekorimin e familjes Panariti për kontributin e saj në shpëtimin e një familje hebreje. Krye Rabini njoftoi se ky dekorim do të bëhet në një ceremoni në Izrael dhe Tiranë gjatë këtij viti.
Në vijim të bisedës, Rabini izraelit e informoi Ministrin edhe për kontributin e Qeverisë izraelite përmes Fondacionit 'Besa Israel Healthcare' në ndihmë të forcimit të kapaciteve mjekësore brenda vendit.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)