Izraeli muajin tjetër hap
ambasadën në Tiranë

Izraeli muajin tjetër hap <br />ambasadën në Tiranë
TIRANE -Izraeli së shpejti pritet të hapë ambasadën e tij në Tiranë. Lajmi është mësuar nga ambasadori izraelit në takimin që zhvilloi sot paradite me ministrin tonë të punëve të Jashtme Z. Edmond Panariti.

Në takimin e mbajtur në ambientet e Ministrisë së Jashtme ministri Panariti u shpreh se “spektri i konkretizimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona mike do të njohë një dimension të ri me hapjen e Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë, në fillimin e muajit të ardhshëm.”- njofton zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme.  Në takim palët theksuan gjithashtu  nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe dhe angazhimin reciprok për forcimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë