Izraeli: Ne po zgjerojmë operacionet ushtarake në të gjithë Gazën

Izraeli: Ne po zgjerojmë operacionet ushtarake në të gjithë Gazën

Tanket izraelite në Gaza

1701674000_hagari.jpg

Tanket izraelite në Gaza

Izraeli po zgjeron operacionet e tij tokësore në të gjithë Gazën, njoftuan të dielën Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“IDF po rifillon dhe zgjeron operacionin tokësor kundër bastioneve të Hamasit në të gjithë Rripin e Gazës”, tha në një konferencë shtypi zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Hagari nënvizoi gjithashtu “rëndësinë e ndihmës ajrore të ofruar nga Forcat Ajrore për forcat tokësore”, duke thënë se sulmet ajrore kundër selisë së Hamasit, objekteve të prodhimit të armëve, tuneleve dhe vendeve të lëshimit të raketave kufizojnë kërcënimet e paraqitura kundër operacionit tokësor.

“Politika jonë është e qartë, ne do të godasim me forcë çdo kërcënim të paraqitur kundër territorit tonë”, tha Hagari.

Siç është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasit, që nga 7 tetori numri i të vdekurve ka kaluar 15,500 me 70% të viktimave gra dhe fëmijë. Sa i përket të lënduarve, ata i kalojnë 41 mijë.

Aleati më i afërt i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë bërë të qartë përmes zëvendëspresidentes së vendit, Kamala Harris, se nuk do të lejojë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza ose Bregu Perëndimor, rrethimin e përhershëm të Gazës ose rishikimin e kufijve të saj. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, ndërpriten interneti dhe valët telefonike! OKB: Të paktën 300 të vdekur që nga përfundimi i armëpushimit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS