Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë në atë që e cilësuan si 'sulm parandalues'. Njoftimin e bëri ministri i mbrojtjes, Israel Katz teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, për shkak të pritjes së një kundërpërgjigje nga Irani me dronë dhe raketa balistike.

Sirena dhe shpërthime të forta raportohet se janë dëgjuar në Teheran. Sulmi vjen në kohën kur tensionet në Iran janë të larta pas përfshirjes nga protestat kundër regjimit.

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka kërcënuar se po shqyrton një ndërhyje ushtarake nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje për programin bërthamor

Sulmi që po zhvillohet kundër Iranit do të jetë më i gjerë krahasuar me bastisjet ajrore të qershorit ndaj impianteve bërthamore iraniane. Kështu raporton The Neë York Times, duke cituar zyrtarë të administratës amerikane. 

Presidenti Donald Trump konfirmoi në një video të publikuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran.

“Irani nuk do të mund ta ketë kurrë armën bërthamore. Ne u përpoqëm të bënim një marrëveshje, por ata refuzuan çdo mundësi për të hequr dorë nga ambiciet e tyre bërthamore”,- tha Trump.

Ndërsa regjimi iranian ka reaguar duke thënë se reagimi do të jetë shkatërrues.

Lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:42
Trump pranon pjesëmarrjen e SHBA-së në sulmet mbi Iran: Për 47 vjet brohorisnin 'Vdekje Amerikës'

1772003697_donald.jpg

Presidenti Donald Trump konfirmoi në një video të publikuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i pamëshirshëm, shumë i ashpër dhe i rrezikshëm,” tha presidenti amerikan.

“Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën,” u shpreh ai në mesazhin tetëminutësh.

“Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëz të pafajshëm në shumë e shumë vende,” tha ai.

Ora 08:34
Pas sulmeve në Iran, ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve në Izrael: Tregoni kujdes dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve

1772264319_MEPJ.jpg

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që jetojnë në shtetin hebre që të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Njoftimi i plotë: 

Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase. 

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:

+972549042813
+972544806601

Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
 
MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Ora 08:32
Sulmi izraelit në Iran, media: Khamenei është në një vend të sigurt, nuk ndodhet në Teheran

1769955981_alikhamenei.JPG

Foto: Ali Khamenei

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk është në kryeqytetin Teheran dhe është transferuar në një vend të sigurt, tha një burim zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërkohë sipas Associated Press, të paktën një nga sulmet në Teheran kishte në shënjestër një zonë ku ndodhen zyrat e Khameneit.

Ora 08:15
Media: Sulmi i Izraelit në Iran, operacion i përbashkët me SHBA-të

Foto nga shpërthimet në Teheran

Sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara, tha një burim izraelit për CNN.

Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmi i Izraelit ndaj Iranit mund të jetë "shumë më i gjerë" sesa sulmet e SHBA-së kundër objekteve bërthamore iraniane qershorin e kaluar.

Ora 07:55
Izraeli sulmon Iranin, mbyllet hapësira ajrore në Teheran pas shpërthimeve të fuqishme

Pas shpërthimveve të fuqishme  që vijonë akoma në kryeqytetin iranian Teheran, bëhet me dije se është mbyllur hapësira ajërore.

Sipas mediave shpërthimet janë regjistruar veçanërisht në lindje dhe veri të qytetit, përfshirë edhe në Urën Seyed Khandan, ku ndodhet selia e përbashkët e forcave të armatosura.