Presidenti Donald Trump konfirmoi në një video të publikuar në rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara kishin nisur një fushatë ushtarake në Iran.
“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i pamëshirshëm, shumë i ashpër dhe i rrezikshëm,” tha presidenti amerikan.
“Aktivitetet e tij kërcënuese rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën,” u shpreh ai në mesazhin tetëminutësh.
“Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë gjakderdhjeje dhe vrasjesh masive, duke synuar Shtetet e Bashkuara, trupat tona dhe njerëz të pafajshëm në shumë e shumë vende,” tha ai.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Trump: Nuk do ta kenë kurrë bombën atomike! Shpërthime në Teheran, raketa pranë zyrave të Khameneit! Regjimi iranian: Përgjigjja jonë do të jetë shkatërruese (VIDEO)











